Petkoviq nga Graçanica: Me njerëzit tanë në zemër të Kosovës

Petkoviq nga Graçanica: Me njerëzit tanë në zemër të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, po qëndron në Kosovë, njofton Insajderi.

Petkoviq bëri të ditur se gjatë mesnatës ka ndjekur liturgjinë e Pashkëve ortodokse në manastirin e Graçanicës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Petkoviq ka shkruar për atë se si ka festuar Pashkët “në zemër të Kosovës”.

“Pashkët me njerëzit tanë, në zemër të Kosovës dhe Metohisë, në liturgjinë e re të shërbyer nga Ipeshkvi i Rashkës-Prizrenit dhe Kosovë-Metohisë, Z. Teodosie”, ka shkruar ai.

“Ju do të jeni në gjendje të kujdeseni për fëmijët e manastirit dhe manastirin e Qytetit”, është shprehur më tej Petkoviq. /Insajderi.com