Petkoviq: Të gjitha artefaktet me origjinë nga Kosova janë pjesë e kulturës dhe historisë së Serbisë

Petkoviq: Të gjitha artefaktet me origjinë nga Kosova janë pjesë e kulturës dhe historisë së Serbisë

E ashtuquajtura ‘Zyrë për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me kërkesën e Muzeut Kombëtar të Kosovës që Serbia t’i kthejë artefaktet me origjinë nga Kosova që mbahen atje, transmeton Insajderi.

Nga kjo zyrë thonë se “të gjitha artefaktet që origjinë kanë Kosovën janë pjesë kulturore dhe historike e Serbisë”, raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’.

“Ashtu siç nuk e njohim të ashtuquajturin shtetësi të ashtuquajtur të Kosovës, ne nuk e dimë kategorinë e trashëgimisë kulturore të Kosovës”.

“Kosova dhe Metohija është pjesë e territorit të Serbisë dhe nën ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë”, thuhet më tej në qëndrim.

“Beogradi më të drejtë frikësohet se artefaktet kulturore dhe arkeologjike me origjinë nga Kosova dhe Metohia do të rrezikoheshin, sepse përvoja na tregon qëndrime shkatërruese të institucioneve të përkohshme në Prishtinë ndaj trashëgimisë kulturore, fetare dhe historike të Serbisë”, thonë nga kjo zyrë. /Insajderi.com