Petra Z.: “Nuk mund të paguaj funeralin e nënës për shkak të Loredanës”

Petra Z.: “Nuk mund të paguaj funeralin e nënës për shkak të Loredanës”

Petra Z. është e dëshpëruar sepse nuk mund të paguajë për funeralin e nënës së saj. Ajo ia besoi të gjitha kursimet e saj, reperes Loredana, shkruan Heute, transmeton Insajderi.

“Nuk po ndihem mirë”, thotë Petra Z. Ajo është në zi dhe po merr medikamente. Nëna e saj ndërroi jetë me datë 11 qershor, dhe sikur kjo fatkeqësi të mos mjaftonte, gruaja zvicerane nuk mund të përballojë shpenzimet e funeralit. “Nuk mund të paguaj 3300 euro”, thotë ajo

Petra Z. and Loredana

E gjithë kjo për shkak të reperes Loredana, e cila është nën hetime për zhvatje parash dhe mashtrim.

“E gjithë kjo shkak i Loredanës”, thotë ajo. “Nëse Loredana nuk do të më kishte marrë të gjitha paratë, ne do të ishim mirë financiarisht.”

Petra Z. dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzojnë reperen për mashtrim dhe zhvatjen e më shumë se 660,000 eurove. Mirëpo Loredana, vazhdon të deklarohet e pafajshme.

Petra Z. jeton duke u kujdesur maksimalisht për shpenzimet e saj. “Në gjithmonë bëjmë një buxhet, që të shpenzojmë arsyeshëm. Por pas qerasë, sigurimit shëndetësor dhe faturave ne mbesim vetëm me 188 euro në muaj, nga paga e bashkëshortit. Është e pamundur të kursejmë.”

Motrat dhe vëllezërit e Petra Z. nuk duan që të ndihmojnë atë financiarisht. “Ne kemi debate. Kur Loredana po më kërcënonte, un kisha marrë para edhe nga nëna ime”, thotë ajo. “Un i kisha marrë asaj më shumë se 28,000 euro. Kështu që motrat e vëllezërit e mi mendojnë se un duhet të mbuloj shpenzimet e funeralit”. /Insajderi.com