Petroviq: Nuk i pranojë rezultatet e zgjedhjeve, PLP është vjedhur

Kryetari i Partisë Liberale të Pavarur (PLP) Sllobodan Petroviq ka deklaruar se nuk i njehë rezultatet aktuale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, sepse është më se e qartë se partia në krye të cilës është ai, është vjedhur.

Petroviq: Nuk i pranojë rezultatet e zgjedhjeve, PLP është vjedhur

“Numërimi i votave ende po vazhdon dhe jemi plotësisht të sigurt se kemi pasur nëse jo katër atëherë së paku tre deputetë. Këtë e them me të drejtë të plotë, sepse kemi parë shumë parregullsi dhe kemi shumë dëshmi që flasin se votat tona janë zhdukur nga procesverbali”, ka thënë Petroviq për mediet serbe.

Sipas të dhënave momentale të Komisionit Qendror Zgjedhor, PLP ka marrë 1.910 vota, që do të thotë, nëse mbetet kështu, nuk do ta ketë asnjë deputet në përbërjen e ardhshme të parlamentit.

Petroviq ka theksuar se PLP ka 4.300 anëtarë dhe është e pamundur që ka marrë më pak se 2.000 vota “Nëse kjo del e saktë, unë më kurrë nuk do të merrem me politikë”, ka porositur Petroviq.

Ai ka treguar një procesverbal nga një prej vendvotimeve në Shtërpcë, ku është evidentuar se PLP ka fituar 21 vota, dhe kur është kopjuar në formular të Komisionit Komunal Zgjedhor, i cili i dërgohet në KQZ, është pretenduar se nuk ka asnjë votë. “Çka është më bizare, në atë vendvotim ka votuar edhe një nga kandidatët tonë për deputet Sasha Saviq, me familje të tij”, ka thënë Petroviq.

Duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit se Lista Serbe është shtet, e jo parti, dhe se nuk dëshiron përfaqësuesit e saj në qeveri, Petroviq ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës nuk është kontestuese se një ministri i takon Listës Serbe.

Mirëpo, siç ka theksuar, ajo qeveri të cilën do ta formojnë LVV dhe LDK, nuk do të varet nga Lista Serbe dhe se në këtë rast ministri serb nuk do të mund të sillet si deri tani./Insajderi.com.