“Pezullimi i Ligjit për Paga preku 70 mijë njerëz”

“Pezullimi i Ligjit për Paga preku 70 mijë njerëz”

Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë në largim, Besnik Tahiri duke e komentuar pezullimin e Ligjit për Pagat nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se, kjo është një goditje për ata që në fakt e mbajnë shtetin.

“Mendoj që situata si ka qenë, ka qenë në anarki. Derisa është bërë ky ligj, ka pasur mbi 1500 tituj, dhe kjo është bërë vetëm e vetëm që të përfitojnë në koeficientë. Pra, nga 1500 tituj e kemi zbritur në 206”, ka thënë Tahiri, transmeton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se kanë punuar më shumë se dy vjet për këtë ligj.

Sipas tij, tërë problemet e grumbulluara me vite të tëra kanë arritur t’i zgjidhin.

Besnik Tahiri ndër të tjera ka thënë se kanë arritur që t’i klasifikojnë edhe koeficientët.

Ai tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë prekur mbi 70 mijë njerëz.