Është pezulluar nga detyra sekretari i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini.
Performanca e dobët dhe keqadministrimi përmenden si dy nga arsyet e pezullimit të Shahinit.
“Përkundër përkushtimit tim për ta mbështetur dhe përfshirë në dinamikën e punëve të ministrisë, z. Osman Shahini nuk arriti të akceptojë vizionin dhe dinamikën e përcaktimeve tona të përbashkëta për të rritur efikasitetin, përgjegjësinë dhe transparencën në punën e qeverisë së Republikës së Kosovës,” thuhet mes tjerash në arsyetimin e ministrit në letrën që ia ka drejtuar Kryeministrit Haradinaj.