Pezullohet përzgjedhja e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së

Pezullohet përzgjedhja e kryeshefit ekzekutiv të PTK-së

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj përmes një shkrese zyrtare ka njoftuar se ka vendosur pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Postës së Kosovës”. Ky vendim është marrë me arsyetimin se nuk është respektuar Ligjit për Ndërmarrjet Publike, përcjell Insajderi.

Në njoftimin për medie bëhet e ditur se arsye tjetër është se qeveria në detyrë është në përfundim të mandatit të saj dhe se është më e arsyeshme që qeveria në ardhje të procedojë emërimet e reja.

“Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike, zgjedhën në një mandat trevjeçar, ndërkohë që Bordi ka marr vendim që kryeshefi ekzekutiv, që njëkohësisht është anëtar i Bordit të Drejtorëve,  të zgjidhej në mandat pesëvjeçar”, thuhet në njoftim.

“Arsyeja tjetër është se Qeveria në detyrë është në përfundim të mandatit të saj dhe është më se e arsyeshme që Qeveria e re të procedojë me emërimet e reja të drejtuesve të ndërmarrjeve publike”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë./Insajderi.com