Pezullohet protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës

Pezullohet protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kishin paralajmëruara për sot protestën e tretë, mirëpo e kanë pezulluar atë.

Protesta kishte ardhur për shkak të ndaljes së punës së tyre sipas Ligjit të miratuar nga Kuvendi që ndalonte lojërat e fatit, raporton Ekonomia Online.

Kuvendi kishte thënë se do të miratonte ligj të veçantë për Lotarinë e Kosovës përmes të cilit do të rifillonte punë.

Kuvendi ka ndaluar të gjitha lojërat e fatit përmes një ligji të miratuar në seancën e mbajtur me 28 mars. Shkak për këtë u bënë disa vrasje që ndodhën nëpër kazino.