Pfizer studion një dozë të tretë ndaj varianteve të ardhshme të COVID-19

Pfizer studion një dozë të tretë ndaj varianteve të ardhshme të COVID-19

‘Pfizer Inc’ dhe partneri i saj ‘BioNTech’ janë duke studiuar një dozë të tretë të vaksinës së tyre të Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Doza e tretë ka për qëllim mbrojtjen nga variantet e ardhshme, të cilat është më mirë të shmangen sa më parë për mbrojten e njerëzve që ky virus të mos bëhet më i vështirë, ka njoftuar DailyMail.co.

Rreth 144 vullnetarëve do t’u jepet doza e tretë, kryesisht do të jenë ata që morën pjesë në testimin e parë të vaksinës në SHBA vitin e kaluar.

Studiuesit besojnë nëse goditja jepet gjashtë deri në 12 muaj pas dy dozave të para, kjo mund të ndihmojë në stimulimin e sistemit imunitar aq sa të largojë variantet e reja të virusit. /Insajderi.com