Piktura e Picassos e vjedhur në Holandë gjendet në Rumani

Në këtë plaçkitje spektakolare, një prej më dramatikëve në botë, plaçkitësit kanë vjedhur shtatë piktura në mes të cilave ishin punimet e piktorëve të famshëm siç janë Pablo Picasso, Claude Monet, Henri Matisse etj., e të cilat së bashku kanë vlerë me miliona euro, përkujtojnë mediet.

Piktura e Picassos e vjedhur në Holandë gjendet në Rumani

Piktura e cila besohet se është një nga pikturat e vjedhura në muzeun Kunsthal në Roterdam në vitin 2012, është gjetur në Rumani, ka kumtuar dje prokuroria e këtij vendi.

Reuters përkujton se besohet se piktura e gjetur është vepra “Koka e Arlekinit” e Pablo Picassos, e cila ishte vjedhur në plaçkitjen e vitit 2012.

Në këtë plaçkitje, një prej më dramatikëve në botë, plaçkitësit kanë vjedhur shtatë piktura në mes të cilave ishin punimet e piktorëve të famshëm siç janë Pablo Picasso, Claude Monet, Henri Matisse etj., e të cilat së bashku kanë vlerë me miliona euro, përkujton Reuters.

Edhe pse lideri i grupit kriminal dhe bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar dhe dënuar në vitin 2013, asnjë nga veprat artistike nuk ishte gjetur, ndërsa ekspertët kanë menduar se kryerësit kanë djegur së paku tri vepra në mënyrë që t’i fshehin gjurmët.

“Hetuesit për luftë kundër krimit të organizuar po i hetojnë rrethanat në të cilat është gjetur vepra. Kjo pikturë, e nënshkruar nga Pablo Picasso e ka vlerën prej 800.000 eurove dhe është gjetur të shtunën mbrëma në Tulç”, kanë kumtuar hetuesit.

Ata kanë pretenduar se dy holandezë kanë shkuar në ambasadën e Holandës në Bukuresht me pikturë duke pretendua se e kanë gjetur në juglindje të qytetit rumun./Insajderi.com.