Ditë më parë përmes një postimi, çifti i estradës shqiptare i dha fund lidhjes së tyre 13 vjeçare, por teksa jehona e ndarjes së tyre po vazhdon, këngëtarja ka preferuar të qëndrojë e heshtur.
Për ngushëlluesit e kësaj ndarje vazhdon të ekzistojë ende shpresa e ribashkimit, e gjitha kjo për shkak të një ngjyre.
Pink dhe elegant, Berisha në një fotosesion me triko në ngjyrë pink ka gjasa që të ‘trullosë’ e të ribashkohet me Norën.
E dashuruar dhe e fiksuar në elegancë e në këso lloj ngjyra, Nora edhe mund të bie pre e këtij hipnotizmi.
Ndonëse për një muaj të tërë ajo veçse kishte filluar duke postuar fotografi me mbishkrime ‘ke gabu, ke gabu’, ndërsa në njërin prej tyre ajo ka ndërruar titullin e këngës me formë pyetje duke shkruar: ‘A jena nda’.
Por a do të publikoj ajo këngën e radhës “Jemi Bashku”, nga fotoja ‘pink’, mbetet të shihet në vazhdim.
