Piratët sulmojnë Facebook-un dhe rrjetet tjera sociale, synim spiunët, ushtarakët e disidentët

Piratët sulmojnë Facebook-un dhe rrjetet tjera sociale, synim spiunët, ushtarakët e disidentët

Firmat e telekomunikacionit në mbarë botën janë prekur nga një sulm masiv i piratëve të internetit, gjatë të cilave rezulton të jetë marrë një sasi e madhe të dhënash, si personale, ashtu edhe informacione të sipërmarrjeve.

Këtu bëjnë pjesë të dhëna faturimi dhe të dhëna vendndodhjeje të transmetuara nga telefonat celularë dhe fjalëkalimet.

Në fushatën e quajtur “Operacioni Soft Cell” piratët e internetit kishin vënë në shënjestër 20 vetë, për të mbledhur informacion specifik rreth tyre, duke përfshirë ushtarakë, disidentë dhe spiunë në lidhje në Kinën, raportoi Wall Street Journal.

Kompania Cyberseason dyshon për një grup të afërt me qeverinë kineze, për të cilin mendon se ka arritur të deportojë vitet e fundit, me sulme të sofistikuara në rrjetet e të paktën dhjetë ofruesve të telekomunikimit në Europë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Kjo bëhet e qartë nga një raport të publikuar të martën në faqen e internetit të firmës. “Në këtë shkallë kompleksiteti nuk kemi të bëjmë me një grup kriminal”, tha shefi i Cybereason, Lior Div.

Vetëm një qeveri, sipas tij, ka aftësinë ta organizojë këtë lloj sulmi. Emrat e kompanive te prekura nuk janë bërë publike, ndërsa thuhet se qëllimi i sulmit kibernetik ka qenë mbledhja e informacioneve rreth individëve në qeveri, në politikë ose në agjencitë e zbatimit të ligjit.