Pirlo para derbit me Inter-in: Do të shikoj një Inter agresiv

Pirlo para derbit me Inter-in: Do të shikoj një Inter agresiv

Pas fitores në minutat shtesë ndaj Genoa-s në Kupën e Italisë, Juventus-i synon dhe fitoren në kampionat ndaj Inter-it, në “Giuseppe Meazza”, e programuar të zhvillohet nesër (të dielën) me fillim nga ora 20:45, njofton Insajderi.

Në vigjilje të “Derbit të Italisë”, trajneri i Juventus-it, Andrea Pirlo shfaqet në konferencën për shtyp duke folur për këtë supersfidë.

Fillimisht Pirlo foli për kundërshtarin e nesërm, duke thënë: “Do të shikoj një Inter agresiv që do dëshirojë t’i japë ritëm lojës. Ne jemi të përgatitur dhe për këtë gjë dhe nuk duhet të kemi frikë që të bëjmë ndeshjen tonë në një sfidë kaq të rëndësishme duke i dhënë rëndësinë e duhur. Do të jetë një ndeshje taktike por duhet të jemi të lirë nga gjendja mentale.”

Gjithashtu tekniku ‘bardhezi’ foli edhe për Conte-n: “Ne kemi folur në fillim të sezonit pasi kisha luajtur ndeshjen e parë dhe më pas për shkak të angazhimeve nuk kishim mundësi të shiheshim ose të dëgjonim më shumë njëri-tjetrin. Mbetet një vlerësim i madh dhe një shtysë e madhe, ai më dha shumë dhe bëri historinë e Juventusit”, ishin fjalët e Andrea Pirlo-s për ish-teknikun e Juventus-it. /Insajderi.com