fbpx

Pishinë në kulm? Propozimet për Notre Dame po i shpërfillin tradicionalistët

Një firmë e arkitekturës ka propozuar zëvendësimin e kulmit të katedrales Notre Dame me një pishinë, ndërsa Franca po përgatitet të shpallë një konkurs ndërkombëtar për t’ia kthyer lavdinë kësaj ndërtese gotike e cila është dëmtuar nga zjarri.

Pishinë në kulm? Propozimet për Notre Dame po i shpërfillin tradicionalistët

Pasi kulmi dhe kulla e Notre Dame u dëmtuan në një zjarr në prill të këtij viti të cilin e ka parë mbarë bota, presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte i hapur për një “veprim bashkëkohor” në rindërtimin e saj “më të bukur se më parë” dhe kryeministri, Edouard Philippe, bëri thirrje për një kullë të re “të përshtatur me teknikat dhe sfidat e epokës sonë”.

Idetë që transmetohen publikisht deri më tani nuk kanë gjasa t’i kënaqin tradicionalistët që duan katedralen gotike të shekullit të 12-të të kompletuar me kullën e shekullit të XIX nga Eugène Viollet-le-Duc.

Një javë pas zjarrit të 15 prillit, firma franceze Studio NAB propozoi një kulm gjigante serrë; të tjerët kanë sugjeruar një park apo tarracë apo edhe pyll së bashku me qelq të thjeshtë ose të kombinuar me metal. Arkitekti britanik Norman Foster sugjeroi një kullë piramidale me kristal dhe çelik të pastër. Disa thonë se kjo nuk duhet të rindërtohet fare, por të bëhet një kullë e përkohshme nga trarët e dritës.

“Ne nuk jemi të detyruar ta rindërtojmë në mënyrë identike,” tha arkitekti Alexandre Chassang, i cili ka hartuar një propozim të kullës së qelqtë.

Arkitektët Ulf Mejergren nga Stokholmi (UMA) kanë hartuar plane për një pishinë në formë kryqi që mbulon gjithë sipërfaqen e kulmit, të mbikëqyrur nga statujat e 12 apostujve që shpëtuan nga zjarri pasi ata ishin hequr për tu restauruar.

“Një katedrale, sipas mendimit tonë, nuk është një ishull i izoluar në strukturën urbane; ajo i përket qytetit dhe njerëzve “, shtoi UMA.

Ndërsa përdoruesit e Twitter-it po argëtohen me idetë e tyre më të çuditshme, ekspertët e trashëgimisë bëjnë thirrje për kujdes.