“Piun i Isa Mustafës, profiter dhe merru me karriget që ‘fluturojnë’” – debat i ashpër mes deputetëve të LDK-së dhe PDK-së

 “Piun i Isa Mustafës, profiter dhe merru me karriget që ‘fluturojnë’” – debat i ashpër mes deputetëve të LDK-së dhe PDK-së

Memli Krasniqi i është përgjigjur Deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili gjatë mbrëmjes ka deklaruar se PDK po frikësohet nga zgjedhjet.

Shefi i PDK-së në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Abdixhikun “piun të Isa Mustafës”, ndërsa i ka thënë se më nuk dhezin taktikat për t’u rritur duke e sharë PDK-në.

“Një piun i Isa Mustafës, që partia e vet s’e lejoi as të kandidohet në ndonjë degë dhe të cilin shumica e LDK-së e shohin si profiter ordiner, bën mirë ta shikojë oborrin e vet të kontaminuar, sepse kot bën “ciu ciu” kur flet për PDK-në”, ka shkruar Memli Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Krasniqi ka thënë mes tjerash se zgjedhjet e reja në Kosovë janë të domosdoshme.  Ka thënë se LDK-ja është mësuar duke u rritur teksa e ofendon PDK-në.

“Zgjedhjet për PDK-në janë jo vetëm te pashmangshme, por te domosdoshme, për t’i dhëne Kosovës një qeveri me legjitimitet dhe me vizion te qarte zhvillues dhe perëndimor. Ndërsa, profiteret e brezit te dështimit, qe politiken e kane veç rruge tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta përcjellin vetëm si vrojtues te (pa)interesuar punën e pakrahasueshme qe do ta beje qeveria e udhëhequr nga PDK”.

“Frustrimet qe i kane me partine e tyre ky grup i “jurishnikeve” te ledhatuar te Isa Mustafes, te cilet garda e vjetër e LDK-se i shkeli ne cdo hap te zgjedhjeve te tyre te brendshme, nuk sherohen duke u marre me PDK-ne. Janë mesu ne LDK me u rrite duke e sha PDK-ne dhe lidershipin e saj, por kjo me s’ju funksionon”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka përmendur edhe zgjedhjet e brendshme të dy partive. Ka thënë se duhet të krahasuar zgjedhjet në PDK dhe në LDK, ku në partinë që udhëhiqet nga Mustafa ‘fluturojnë’ karriget.

“Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj”, ka përfunduar Krasniqi.