Pjaca, synimi ambicioz i të sapoardhurve në Serie A

Pjaca, synimi ambicioz i të sapoardhurve në Serie A

I sapo-promovuar në Serie A, ekipi i Benevento po raportohet se po planifikon një lëvizje mjaft ambicioze në drejtim të një lojtari të Juventusit.

Kampionët e Serie B, duan të nënshkruajnë me kroatin, Marko Pjaca, që tani luan me Juven, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Pjaca që sezonin që shkoi e kaloi në Anderlecht, po kërkohet përsëri për një kontratë të përkohshme, shkruan Corriere dello Sport.

Benevento, jo vetëm ka arritur në Serie A, por duan edhe të vazhdojnë të qëndrojnë këtu.

Ata veçse janë përforcuar me qendër-mbrojtësin me eksperiencë Kamil Glik, i cili ka nënshkruar me ekipin italian për sezonin e ardhshëm 2020/21./Insajderi.com