Pjesa e Parë: Barcelona në top formë

Pjesa e Parë: Barcelona në top formë

Barcelona është duke fituar 3 me 1 në pjesën e parë kundër Villareal. Duket se Barça e ka lënë prapa krahëve barazimin e javës së kaluar ndaj Atletico Madrid dhe është duke e bërë një paraqitje fenomenale në këtë pjesë të parë.

Qysh në minutën e 3’, Villareal e filloi keq duke shënuar autogol me Paul Torres, por shumë shpejt Moreno e barazoi rezultatin në 1 me 1. Barcelona nuk u zmbraps pasi përshpejtoi ritmin me Messi’n që nuk ndalej gjithandej nëpër fushë, duke asistuar 2 herë, një herë për Suarez që shënoi një super gol në minutën e 20’ dhe një tjetër herë për Griezmann që shënoi nga jasht zonës, duke dërguar topin mbi portierin Asenjo, raporton Insajderi.

Shumë e vështirë për Villareal që të bëje diçka më shumë në pjesën e dytë, por mbetet të shihet reagimi i tyre./Insajderi.com