Pjesa e parë dramatike tek ndeshja Inter vs Leverkusen

Pjesa e parë dramatike tek ndeshja Inter vs Leverkusen

Inter dhe Bayer Leverkusen, kanë zhvilluar një pjesë të parë mjaft interesante, duke arritur që të shënojnë tre gola dhe duke shfaqur një futboll kualitativ.

Inter ishte skuadra që kalo e para në epërsi, përmes mesfushorit Barella në minutën e 15‘. Ish lojtari i Manchester United, Romelu Lukaku, ka dyfishuar epërsinë në minutën e 21‘.

Bayer Leverkusen, arriti që të zbusë epërsinë, përmes lojtarit më të mirë të tyre, Kai Havertz, në minutën e 24’.

Bayern Leverkusen e ka dominuar pjesën e parë edhe pse është duke humbur me gola. Ata mbajtën topin në këmbët e tyre 61%, kundrejt Inter me 39%./Insajderi.com.