Pjesë e Projektit e-VIVA, të financuar nga BE-ja Universiteti ‘Kadri Zeka’ dhe Kolegji Universum

Pjesë e Projektit e-VIVA, të financuar nga BE-ja Universiteti ‘Kadri Zeka’ dhe Kolegji Universum

Sot në objektin e Kolegjit Universum u mbajtë Konferenca për njoftimin e publikut të gjerë rreth projektit e-VIVA, pjesë e të cilit janë Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan dhe  Kolegji Universum.  
 
Duke sjellur risi në fushën e arsimit në Kosovë, Projekti e-VIVA adreson çështjet që synojnë të punojnë në industrinë e zhvillimit dhe ofrimit të shërbimeve. Pjesë e kësaj konference përveç përfaqësuesve të institucioneve përkatëse ishin të ftuar musafir si: Ministri i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Muzafer Shala, prorektori i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli, profesorë, studentë dhe media.

Projekti synon të evidentojë kompetencat më themelore për ekonominë e shërbimeve dhe do të kontribuojë në transparencë më të lartë të tyre, për studentët, mësuesit dhe punëdhënësit. Projekti është i financuar nga programi ERASMUS + i Bashkimit Evropian dhe synon të kontribuojë në avancimin e mëtutjeshëm të mënyrave të reja të të mësuarit në universitete vendore.

Dukagjin Leka, prorektor në Universitetin ‘Kadri Zeka’ specifikoi se krahas partnerëve të shumtë ndërkombëtar që kanë përfituar nga ky projekt, partnerët e vetëm nga Kosova janë Kolegji Universum dhe Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, Gjithashtu shtoi se ndonjëherë me pak para mund të bëjmë ndryshime të mëdha.

Në një fjalë rasti, u paraqit edhe prorektori i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli, i cili përgëzoi partnerët e këtij projekti për punën e bërë si dhe urojë që bashkëpunime të llojit të tillë të bëhen sa më shumë mes institucioneve të edukimit të lartë në Kosovë.
 
Drejtori i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha, potencoi se Universum është një ndër institucionet në Kosovë që më së shumti ka bashkëpunime ndërkombëtare me universitete evropiane. Ndër të tjera, ai falëndrojë Universitetin ‘Kadri Zeka’ për punën e përbashkët dhe tha se shpresojnë që edhe në vazhdim të bashkëpunojnë në projekte të tilla.


Objektivat specifikë të projektit e-VIVA janë:
• Nxitja qasjeve e bashkëpunimit midis akademisë dhe përfaqësuesve të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar;
• Mbështetja e praktikës profesionale tek studentët Kosovar;
• Zhvillimi dhe rafinimi i sistemeve gjithëpërfshirëse të vlerësimit të bazuar në TIK;
• Pasurimi i sistemeve ekzistuese të vërtetimit dhe certifikimit;
• Krijimi dhe aplikimi i një programi të pasur të zhvillimit dhe vlerësimit të kompetencave për të lidhura me shërbimin;
• Aplikimi i sistemit të vlerësimit dhe evidencimit të aftësive profesionale.
 
Për më shumë informata rreth projekteve ndërkombëtare të Kolegjit Universum kontakto +383 44 144 062 ose [email protected] apo ndiqni faqen në facebook & instagram.