Pjesëmarrja misterioze e Kurtit në takimin e Ahmetit me Tërnavën

Pjesëmarrja misterioze e Kurtit në takimin e Ahmetit me Tërnavën

Myftiu Naim Tërnava priti sot në Bashkësinë Islame të Kosovës, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ish-kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në një takim nga ku u dhanë dy lajme.

Por të dyja lajmet lidhen me Komunën e Prishtinës dhe asgjë me Lëvizjen Vetëvendosje që ka kandiduar për kryeministër Albin Kurtin.

Temë diskutimi në takimin e sotëm mes Ahmetit, dhe kryetarit të Bashkësisë Islame ishte  edhe ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë që lidhet eksluzivisht me Komunën e Prishtinës.

Problemi tash e sa vite për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë duket se po shkon drejt fundit. Bashkësisë Islami i kanë mbetur edhe disa hapa që të marrë lejen për ndërtimin e këtij objekti.

Por as në komunikatën e BIK e as nga Komuna e Prishtinës nuk është sqaruar prania e Kurtit në këtë takim, raporton Insajderi.

Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje për rolin e Kurtit në këtë takim por përgjigje nuk kanë ofruar as nga Lëvizja Vetëvendosje e as nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurti në dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë kishte thënë se po jep dorëheqje për arsyeje se do të punojë nga poshtë-lartë, për të ndihmuar strukturat e tjera të partisë.

Albin Kurti  kishte dhënë dorëheqje nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ku në pozitën e tij kishte ardhur Visar Ymeri me 1 mars të 2015, ndërkaq nuk mbanë asnjë pozitë zyrtare në Komunën e Prishtinës./Insajderi.com

Tërnava thotë se Shpend Ahmeti ia ka dhënë lejen për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë