Pjesëtarë të FSK-së ndihmojnë dy persona të aksidentuar  në komunikacion

Pjesëtarë të FSK-së ndihmojnë dy persona të aksidentuar  në komunikacion

Një ekip i  Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë rrugës Prishtinë – Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë  në vendin e aksidentit dy personave civilë të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor, duke u përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personeli mjekësor i ka evakuuar për në spital.

Ekipi i FSK-së ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish, pra në raste aksidentesh etj., thuhet në njoftimin e FSK-së./Insajderi.com