Plaçkitësi sulmon për vdekje studentin

Plaçkitësi  sulmon për vdekje studentin

Sulmohet për vdekje një student në Spanjë, i cili ishte duke udhëtuar për në shtëpine e tij në Marylebone të Anglisë.

Nga sulmet e rënda, viktima ka mbetur pa dhëmbë në gojë e po ashtu për momentin po qëndron në koma.

I dyshuari sipas policisë së Spanjës, pas alivanosjes së viktimës ka kontrolluar atë duke i vjedhur telefonin, kuletën dhe para.

“Ky ishte një sulm krejtësisht i paprovokuar për një të ri që po ecte në shtëpi pas një nate”, tha Detectivi Karl Lewis, nga Westminster Borough.

Ai po ashtu shtoi se ky personi i cili kishte kryer krimin është dhunues dhe duhet menjëherë të del para drejtësisë pasi që për momentin gjendet në arrati.