Plaçkitet një market në Prishtinë

Para pak çastesh në Prishtinë është plaçkitur një pikë e rrjetit të marketeve Maxi në Prishtinë.

Plaçkitja ka ndodhur në lokalin e ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Rrustem Srativci”.

Siç mëson KosovaPress, hajnat kanë arrit me i marrë të gjitha të hollat që gjendeshin në arkë, derisa punëtorët ishin duke punuar.

Sipas pronarëve të lokaleve përreth, Policia ka arritur pas 10 minuta në vendin e ngjarjes.