Plagjiaturës i vije fundi në Kosovë

"Kosova është vendi më me së paku hulumtime shkencore për kokë të banorit në Evropë", tha Uran Rraci përfaqësues i Kolegjit Universum në konferencën e sotshme ku u prezantua bashkëpunimi i Platformës Akademia dhe Kolegjit Universum, projekt ky që u financua nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Plagjiaturës i vije fundi në Kosovë

Sot në Kolegjin Universum u mbajt konferenca ku u prezantua bashkëpunimi i Kolgjeit Universum dhe Platformës Akademia, platformë kjo që ka përgatitur softuerin për identifikimin e plagjiaturave, me moton “Parandalimi i plagjiaturës përmes teknologjisë”.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe përfaqësuesi nga Ambasade amerikane në Kosovë, Ray Nayler.

Ray Nayler u shpreh të jetë shumë i lumtur që  në Kosovë është realizuar një softuerë i tillë dhe kaq i përsosur, që do ta qojë një hapë përpara nivelin e arsimit dhe formimit të kuadrove.

Në këtë konference në kuadër të Kolegjit Universum ishte edhe Profesori Uran Rraci i cili u shpreh tejet i kënaqur me bashkëpunimin me Akademia, dhe ndër të tjera tha se ndër pesë shtyllat kryesorë të Universumit është edhe hapja dhe bashkëpunimi ndërkombëtarë, qoftë më prurjen e profesorëve të huaj si dhe me mundësin e ofruar për studentë për të studiuar jashtë, e posaçërisht standardizimi me universitetet botërorë, gjë që marrëveshja e sotme po e shtynë përpara këtë iniciativë të Kolegjit Universum.

Ndër të pranishmit e tjerë ishte edhe Besart Kunushefci, themelues i Platformës Akademia.

Besarti u shpreh falënderues për bashkëpunimin me Universumin dhe bëri një prezantim se si funksionon platforma dhe nga erdhi ideja.

Gjatë prezantimit nga Besarti u mësua se në vendin tonë plagjiatura është shumë e përhapur dhe shifrat janë alarmantë.

Për të qenë sa më praktike platforma Akademia funksionon në njëzet gjuhë të botës dhe ka në data bazën e vet me miliarda hulumtime që ndihmojnë në saktësinë e platformës.

Platforma Akademia përveç që do të lehtësoj identifikimin e plagjiaturës, do të ngrit në një nivele më të ngushtë bashkëpunimin mes profesorëve dhe studentëve gjatë punimeve të temave te diplomave.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë një standard të ri dhe një ngritje të nivelit të punimeve shkencore dhe të punimeve të diplomave në vendin tonë.

Për më shumë rreth Platformës Akademia shikoni në www.akademia.al