Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri dje në Prishtinë.

Rastin ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili gjendet në arrati. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ku pas tretmanit është liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilët kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të armës së zjarrit”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar për ‘lëndim i rëndë trupor& përdorim i armës’.