Plagoset një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Plagoset një person në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të kësaj komune dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Ai tutje njoftoi se i dyshuari, i cili vjen nga ky fshat është arrestuar, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

“Sot rreth orës 19:30, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një rast “Plagosje me armë zjarri” në fshatin Malishevë – Komuna e Gjilanit. Viktima është shqiptar shtetas I Kosovës (1982), I cili është dërguar me urgjencë në Emergjencë- Spitali Regjional Gjilan dhe sipas mjekut nuk është në rrezik për jetë. I dyshuari poashtu shqiptar shtetas I Kosovës (1975) me vendbanim në fshatin Malishevë është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani. /Insajderi.com