Plagosje me armë zjarri në Dardani të Prishtinës – një person i lënduar

Plagosje me armë zjarri në Dardani të Prishtinës – një person i lënduar

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” të Prishtinës, sot rreth orës 15 e 30, njofton Insajderi.

Siç njofton Policia e Kosovës, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Insajderi-n e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tutje tha se policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

“Sot rreth  orës 15:30, policia  ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka përfunduar Ahmeti. /Insajderi.com