Plagosje me armë zjarri në Lipjan

Plagosje me armë zjarri në Lipjan

Në orët e vona të së hënës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Lipjan. Dy presona kanë mbetur të plagosur, ku edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona te plagosur ne Lipjan, te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.

Policia me njësitet e saj ju ka përgjigjur rastin dhe është ne proces te ndërmarrjes se veprimeve operative dhe hetimore ne funksion te sqarimit te plot te rrethanave dhe motivit te ketij incidenti”, ka thënë, Daut Hoxha zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.