Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër.

I plagosuri është dërguar në QKUK dhe po ruhet nga policia, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuari i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili për arsye ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër mashkull K-shqiptar. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurim policor. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të AK-47 dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com