Plagosje në Prizren

Plagosje në Prizren

Një person është plagosur dhe është dërguar urgjentisht në spital mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00 në Prizren, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës me anë të raportit njëzetekatërorësh.

Raporti thotë se “viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për shkak se ishte plagosë me armë e zjarri”.

I dyshuari është shpallur në kërkim, pasi pas plagosjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende gjendet në arrati.

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes njësitë relevante policore po e hetojnë rastin.

Në ndërkohë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë./Insajderi.com