Plakiqi premton kushte dhe çmim të garantuar për prodhuesit bujqësorë

Plakiqi premton kushte dhe çmim të garantuar për prodhuesit bujqësorë

Kandidati për deputet, Xhafer Plakiqi, sot ka takuar disa prodhues bujqësorë.

Plakiqi ka thënë që përkundër kushteve të pafavorshme, deri tek kultivimi i kulturave bujqësore – bujqit sfidohen edhe më shumë me kushtet e lansimit në treg, duke u përballur me kushte të pafavorshme, duke humbur vlerat ushqyese të produkteve edhe pse për nga kushtet e kultivimit janë me vlera të pastra natyrale dhe si rezultat i ofertës nënçmuese nga pikat e grumbullimit, dhe mungesa e një mini-tregu sezonal, detyrohen që t’i ekspozojnë produktet e tyre pa kushte elementare dhe me e rënda gjithnjë në presion nga inspektorët komunal dhe të Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës-AVUK.

Ai ka thënë se do të ngritë zërin si subjekt, por edhe si deputet që produkteve bujqësore t’iu garantohet çmimi, kushtet sanitare dhe njëherit të vendosën kuota doganore që për produktet që ofrojnë prodhuesit vendor të vendosën ndalesa në kufi, me qëllim të mbrojtjes së prodhuesit vendor.

“Me këtë ju siguroj se do jem zëri i fuqishëm e prodhuesit bujqësorë, duke iu garantuar në emrin tim dhe të liderit të Nismës Social Demokrate, kryeministrit të ardhshëm Fatmir Limaj”, ka thënë Plakiqi, shkruan Insajderi.

insajderi.com