Planet e Jennifer Lawrence për festën e ditëlindjes dy festa ditëlindjesh

Planet e Jennifer Lawrence për festën e ditëlindjes dy festa ditëlindjesh

Aktorja simpatike do të mbush të 30-tat dhe sipas planeve do të festojë me miqtë e fëmijërisë në Kentucky dhe më vonë në vilën e saj në Los Angeles.

Jennifer fillimisht kishte planifikuar të festonte ditëlindjen në Greqi me burrin e saj Cooke Maroney, me të cilin u martua tetorin e kaluar.

Mirëpo ajo ka vendosur të kalojë në një festë më familjare në shtëpinë e saj në Kentucky me miqtë që e kanë njohur gjatë gjithë jetës, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Më vonë, atë e pret edhe një festë tjetër, një festë me kolegë dhe yje Hollywood-i në vilën e saj në Los Angelos.

Në këtë festë do të jenë të ftuara aktoret Emma Stone dhe Amy Schumer.

Jennifer ka treguar se dëshira e saj për aktrim nuk i ka ardhur për shkak të famës, por sepse ajo nuk ndihej mirë me vetën deri kur zbuloi aktrimin dhe lumturinë që i sjellë ky profesion./Insajderi.com