Planet për vrasje: BIA i quan pretendime “dashakeqe” të Dick Martyt

Planet për vrasje: BIA i quan pretendime “dashakeqe” të Dick Martyt

Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA) i dërgoi sot një letër Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (FIS), në të cilën dënon dhe mohon ashpër, siç thuhet në një deklaratë, “pretendimet dashakeqe për përfshirjen e shërbimeve të sigurisë serbe në planifikimin e dikujt, vrasje”.

Kështu, BIA ka reaguar ndaj pretendimeve të Dick Martyt për kërcënime me vdekje nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

Në letër, thuhet se “pretendimet e tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s”, raporton Tanjug.

Që nga dhjetori 2020, Marty është në mbrojtje të rreptë policore.

Në një intervistë Marty ka thënë se më 18 dhjetor 2020 ka marrë një telefonatë nga policia kur i është thënë se i është vënë jeta në rrezik dhe se do të vendoset në mbrojtje të lartë policore.

Në atë intervistë, Marty thotë se kërcënimi me vdekje “duket se vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe”, të cilat, siç thotë ai, kanë kërkuar nga atentatorët me pagesë nga nëntoka që ta likuidojnë për t’i fajësuar shqiptarët nga Kosova.

Marty është autor i një raporti për Këshillin e Europës në vitin 2010 në të cilin akuzonte UÇK-në për trafikim organesh. Në bazë të atij raporti është ngritur Gjykata Speciale, ku po akuzohen e gjykohen ish-krerët ushtarakë dhe politikë të UÇK-së./Insajderi.com