Plani i AKR-së kundër vetmisë së Labinot Tahirit dhe Pacollit

Plani i AKR-së kundër vetmisë së Labinot Tahirit dhe Pacollit

Dalja e Listës Serbe nga Qeveria dhe ndarjet e grupeve parlamentare në Kuvend, kanë krijuar një situatë të re në përbërjen qeveritare. Ditë më parë është raportuar se AKR-ja e Behgjet Pacollit është duke tentuar për ta themeluar një grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Këtë grup ata po tentojnë që ta bëjnë me disa deputetë që vijnë nga radhët e pakicave.

Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacolli, i cili e konfirmuar një tentim për themelimin e grup parlamentar.

Pacolli tha se nuk është involvuar në këtë tentim, dhe kjo ka qenë iniciativë e dy deputetëve të kësaj partie, Labinot Tahiri dhe Islam Pacolli.

Arsyeje për formimin e një grup të ri parlamentar, Pacolli e arsyetoi me “vetminë” si e quajti ai të dy deputetëve të AKR-së.

“Po ka qenë një iniciativë që është marrur nga dy deputetët e AKR-së në Kuvend. Unë nuk jam involvuar fare. Deri më tani nuk është formuar asnjë grup parlamentar. Po e mbështes si president i AKR-së një iniciativë e tillë, për shkak se ata dy po e ndiejnë vetën të vetmuar dhe do të punonin më mirë nëse do të ketë grup të ri parlamentar. S’kam folur ende me ta. Të shohim gjatë ditëve në vijim”, ka thënë Pacolli.

AKR në zgjedhjet e fundit parlamentare i kishte hyrë garës në koalicion me LDK-në, dhe rezultatet e atyre zgjedhjeve kishin nxjerrë këtë parti me katër ulëse në Kuvend.

Pas hyrjes së kësaj partie në Kuvend, Behgjet Pacolli e kishte lëshuar postin e deputetit për të qenë zëvendës kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Korab Sejdiu ishte larguar nga AKR, menjëherë pasi kjo parti kishtee hyrë në koalicion me PDK-në, duke e lënë me vetëm dy deputetë./Insajderi.com