
Dy të dyshuar Shqiptar, një mashkull dhe një femër janë arrestuar pasi që të njëjtit në bashkëpunim e kanë detyruar viktimën mashkull K/Shqiptar që t’ua japë 6 qind e 80 euro.
Sipas policisë, parat janë marrur nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të.
Sipas policisë të dyshuarit gjatë intervistimit e kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.