Plani i Listës Serbe brenda Kuvendit

Plani i Listës Serbe brenda Kuvendit

Përfaqësues të komunave serbe dhe Lista Serbe janë mbledhur në veri, ku po mbajnë mbledhje pas zhvillimeve të fundit. Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministër për Kthim dhe Komunitete, gjatë fjalimit të tij ka thënë se dalja nga Qeveria ishte veprimi më i drejtë i Listës Serbe.

Në takimin në veri të Mitrovicës, që ka filluar simbolikisht në orën 12:44, Jevtiq ka komentuar vendimin për largimin nga Qeveria Haradinaj ku Lista Serbe kishte tri ministri dhe postin e zv.kryeministrit të cilin e mbanë Jevtiq.

“Tërheqja nga qeveria e Kosovës ishte i vetmi vendim i drejtë që mund ta bënin”, ka thënë Jevtiq, raporton Express.

Mirëpo ai thotë të kenë punë akoma në Kuvendin e Kosovës sepse aty do të kërkojnë përgjegjësi nga Ministri i Brendshëm për arrestimin e zyrtarit të lartë të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Në Kuvendin e Kosovës do të kërkojmë përgjegjësi nga Ministri i Brendshëm, nga Qeveria, por edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Lista Serbe ka dalë nga Qeveria, e ky po konsiderohet si vendim i duhur sepse Jevtic thotë se autoritetet kosovare, duke tërhequr zvarrë Marko Gjuriqin sulmuan demokracinë.

“Serbët pavarësisht dallimet që i kanë të nisën në mënyrë unike në atë që quhet luftë demokratike, të godasë në atë mënyrë paqen siç bënë autoritetet kosovare është e palejueshme”, tha ai.

Jevtic kritikon opozitën serbe, që sipas tij po e pengon ecjen përpara të serbëve të Kosovës.