Plani i qeverisë për punësimin e 500 personave që marrin asistencë sociale

Plani i qeverisë për punësimin e 500 personave që marrin asistencë sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se këtë javë kanë filluar projektin i cili parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave.

Abrashi përmes një statusi në Facebook ka treguar se subvencionimi i pagës parashihet të bëhet për një periudhë 12 mujore,  me mundësi vazhdimi.

Ai ka thënën se do të subvencionojnë punësimin me rreth 120-130 euro, për çdo përfitues të asistencës sociale, duke hequr dorë nga asistenca sociale.

“Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës. Pra ideja është që fondet pasive t’i kthejmë në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvoglojmë papunësisë”, shkruan Abrashi.

Ai ka bërë të ditur se kërkesat e komunitetit të biznesit është që këta persona fillimisht të përfshihen në trajnim intenziv.

“Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë. #dilprejsocialit” (sic.), ka shkruar Abrashi.  /Insajderi.com