Platforma tashmë edhe në Kosovë – Sa paguhen këngëtarët në Spotify?

Platforma tashmë edhe në Kosovë – Sa paguhen këngëtarët në Spotify?

Teknikisht, artistët fitojnë para kur ngarkojmë muzikën e tyre në Spotify, mirëpo pyetja është sa fitojnë ata.

Platforma Spotify që para dy ditësh është e qasshme edhe për kosovarë, përdoret nga më shumë se 170 milionë njerëz, ka programin e saj të drejtpërdrejtë të fitimit të parave (monetarizimit).

Sipas CNBC, artistët mund të presin që të fitojnë nga 0,006 deri në 0,0084 dollarë dollarë për transmetim. Sidoqoftë, sipas disa të dhënave nga Information is Beautiful, ai numër shkon edhe më ulët në 0.00437 dollarë për transmetim.

Kështu që duke bërë matematikën, nisa kënga do të transmetohej 1000 herë do të përkthehej në afërsisht 4,37 dollarë. Kjo ishte një nga shumat më të ulëta të paguara nga kompanitë. Sigurisht, kjo nuk mund të krahasohet YouTube, që ka politika edhe më këqija të monetarizimit, duke paguar vetëm 0,00069 dollarë për shikim. /Insajderi.com