
Komercializimi i futbollit, duket se nuk po i kursen as klubet më të mëdha,e as objektet ikonike të këtij sporti.
Shembulli i fundit është Barcelona, klubi gjigant i cili i ka hyrë një projekti masiv, të kushtueshëm rreth 600 milionë Euro për renovimin e stadiumit Camp Nou.
Mirëpo, ky stadium mund të mos e mbajë këtë emër, nëse realizohet një marrëveshje sponsorimi, për të cilin shkroi fillimisht Mundo Deportivo dhe më pas u përhap në mediat botërore.