Po e konsideron seriozisht largimin nga Barcelona

Po e konsideron seriozisht largimin nga Barcelona

Leo Messi është duke e konsideruar largimin nga ekipi Barcelona pas 16-të sezoneve në Camp Nou.

Pretendimet janë se argjentinasi po e mendon seriozisht të ardhmen e tij, duke i ndërprerë negociatat me Barcelonën për vazhdimin e kotratës, raporton Cadena SER.

Aryset e largimit të Messi, mund të jenë mungesa e një projekti të qartë ta klubit, marrëdhëniet jo të mira brenda bordit, transferimet e dështuara viteve të fundit, përçarjet në shtabin teknik dhe trajnerë të dobët që janë sjellë në ekip.

Këto arsye mund ta shtyjnë Messin ta lë Barcelonën, kurse ofertat do ta vërshojnë nga gjitha ligat kryesore evropiane. /Insajderi.com