“Po flitet në qytet” – argumentet e Abrashit për udhëtimin e Ahmetit me aeroplan privat

“Po flitet në qytet” – argumentet e Abrashit për udhëtimin e Ahmetit me aeroplan privat

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka bërë paraqitjen e parë pas problemeve me dhëmbë për cka ka pasur edhe ndërhyrje kirurgjike, duke lëshuar akuza ndaj Shpend Ahmetit, kryetarit aktual të Prishtinës, që është edhe kundërkandidat në balotazhin për kryetar të kryeqytetin.

Ai ka komentuar një udhëtim të Ahmetit drejt Milanos për ta parë ndeshjen e ekipit të këtij qyteti kundër ekipit “Shkendija” duke e akuzuar atë se ka udhëtuar me aeroplan privat drejt qytetit italian.

Abrashi akuzoi Ahmetin se“shiti Q7 për tu larguar nga luksi” dhe kapërcej në akuzë duke thënë se “atë e shohim nëpër jahte dhe aeroplanë privat”, duke përdorur si argument “atë që po flitet nëpër qytet”.

Abrashi ka lëshuar akuza të ndryshme ndaj Ahmetit, dhe duke përdorur argumentin “se e ka listën”, e objekteve që kanë marrë leje në ndërkohë që lëndët e tyre kanë qenë në Prokurori, por nuk ka zbuluar asnjë emër kompanie ose objekti që ka marrë leje. /Insajderi.com