Po shkonte te mbesa e tij për Bajram, kosovari 76 vjeçar tregon si përfundoi në pus

Po shkonte te mbesa e tij për Bajram, kosovari 76 vjeçar tregon si përfundoi në pus

Më të keqes i shpëtoi një i moshuar nga Vragolia. Derisa ishte nisur të takonte familjarët gjatë festës se Fitër Bajramit kishte rënë në një pus.

Për këtë është njoftuar edhe komuna, e cila ka formuar një komision për shqyrtimin e ankesave nga dëmet e shkaktuara nga infrastruktura.

Jakup Sllamniku, 76 vjeçar tregon se si ka ra në pus.

“Me kerr jam ardh deri aty, e kam ndalë kerrin, dhe kam shkel në skej të shatkës dhe shatka u rrotullu automatikisht dhe kam ra teposhtë”, ka deklaruar Sllamniku për Klan Kosova.

Ai ka treguar edhe çfarë i ka humbur.

“Më ka rënë Iphone 7, dhe më ka rënë disa pare të hekurit dhe kompletet mu kanë shky”, ka deklaruar ai.

I moshuari pret kompensim të demit nga komuna.