Po shqetësohemi vetëm për Coronavirusin – Afrona Dika ngre alarm për situatën në Greqi

Po shqetësohemi vetëm për Coronavirusin – Afrona Dika ngre alarm për situatën në Greqi

Afrona Dika në mos e para është ndër të paktë të famshëm shqiptarë që ka mbetur e shqetësuar nga situata në Greqi, njofton Insajderi.

Në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 222 mijë ndjekës, ajo kërkon që të kthehet vëmendja tek zjarri shkatërrimtar në kampin më të madh të refugjatëve në Greqi, Morean.

Ajo ndau një insert 15 minutësh të argëtuesve Joko Winterscheidt dhe Klaas Heufer-Umlauf, të cilët paraqitën kushtet e tmerrshme të këtij kampi.

“Ndërsa shumë vizituan Greqinë për pushime këtë javë, duhet të shihnin se çfarë po ndodhë… kjo është e neveritshme! Por si duket tani jetojmë në një botë ku numri i rasteve të Coronavirusit është më e rëndësishmja. Ju lutem ndani lajme të rëndësishme përsëri,” – shkruan Afrona në postimin e saj në Instagram.

Dy zjarre shpërthyen herët në mbrëmje të dielën e kaluar, një brenda qendrës së paraburgimit Moria dhe një tjetër në një kamp të përkohshëm aty pranë. Shkaku i zjarrit është ende i pakonfirmuar.

Media greke ka raportuar se një grua dhe një fëmijë u vranë në një kontejner që digjej brenda një kampi të mbushur me refugjatë në ishullin lindor grek, i cili ndodhet afër Turqisë.

Kampi ishte nën bllokim pasi 35 persona u testuan pozitivisht për Covid-19 në fillim të kësaj jave. Media lokale sugjeroi që zjarri mund të ishte ndezur me qëllim.

Rreth 13,000 njerëz, kryesisht refugjatë nga Afganistani, vendet afrikane dhe Siria, mbetën pa strehë, pa ujë dhe ushqim . /Insajderi.com