fbpx

“Po thonë Ramushi i ka ndërruar fjalët për Demarkacion” – Haradinaj u jep një përgjigje të qartë

“Po thonë Ramushi i ka ndërruar  fjalët për Demarkacion” – Haradinaj u jep një përgjigje të qartë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim për dëshmorët e Deçanit, ku nga aty ka kujtuar edhe njëherë temën më të madhe në vend gjatë vitit të kaluar, shkruan Insajderi.

Kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është bërë pjesë e fjalimit të kryeministrit. Ai u është përgjigjur zërave se Haradinaj ka ndërruar fjalët për demarkacion. Ai ka thënë se marrëveshja e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës është së bashku me një dokument, ku sipas tij është dëshmi se marrëveshja është bërë gabimisht.

“Po thonë që Ramushi i ka luajt fjalët për demarkacion, vetëm juve po ju them tjetër kund s’po dha llogari, po juve po ju tregoj diçka”.

“U dashtë parlamenti me votua vetëm një dokument, marrëveshje për ratifikim të kufirit me Malin e Zi, vetëm marrëveshje”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Insajderi.

“Falë Ramushit kryetar qeverie, djalit tuajit, ju e dini sa lufta është bë se nuk dojshin me votua marrëveshjen e komisionit shtetëror të drejtuar prej Bulliqit. A e dini që është bë betejë fjalësh se dojshin me heqë raportin e Bulliqit. A ju kujtohet?”

“Sepse ashtu si e kemi votuar 2/3 ratifikimin e marrëveshjes për Malin e Zi, kemi votuar raportin e komisionit shtetëror dhe të gjeturat e tij, se ajo marrëveshje është gabim. A po e dini çka po ju them”, ka deklaruar ai më tej.

Ai thotë se marrëveshja dhe dokumenti i ratifikuar kanë fuqinë e njëjtë. Është shprehur i bindur se do të duhet të korrigjohet kufiri në drejtim të Kullës.

“Ne kemi votuar dy dokumente. E para marrëveshja dhe e dyta dokumentin të njëjtën fuqi e ka. Ai dokument e obligon ose këtë qeveri ose cila do që vjen me e ndryshua kufirin në drejtim të Kullës. Kjo është e vërteta se a janë luajt fjalët apo jo”.

“Në vend që parlamenti i Kosovës me e votua vetëm një marrëveshje me Malin e Zi që është nënshkruar diku, ju e dini që sa lufta është bë se dojshin me e heqë raportin e komisionit shtetëror, Bulliqi”.

“Është shkarkua komisioni mos te përmendi emrin se u bëmë horë, dhe u ardh një komision tjetër që ka gjetur gabimet”, ka deklaruar Haradinaj./Insajderi.com