Po vazhdon aksioni ” Ta pastrojmë Kosovën ” në territorin e Junikut

Po vazhdon aksioni ” Ta pastrojmë Kosovën ” në territorin e Junikut

Sot ka filluar aksioni për pastrimin e mbeturinave inerte , plastike etj. Ky aksion është në vazhdën e aksionit të përgjithshëm ” Ta pastrojmë Kosovën “. Në këtë aksion janë angazhuar kompanitë private te cilat veprojnë me mjete të mëdha motorike, kompania për pastrimin e mbeturinave.

Këtë aksion është duke e përcjell nga afër Inspektorati i Komunës, drejtor dhe zyrtar komunal.

Qytetar të nderuar nga sot e tutje Juniku do të jete shumë i pastër ashtu siç e meriton të jetë prandaj nga sot shpresojmë se do ta mbajmë përgjithmonë të pastër natyrën dhe ambientin më të bukur që ka Kosova, Junikun me rrethinë .

Vendi i cili është caktuar për hedhjen e mbeturinave inerte është vendi ” Llugat e Begut “, prandaj në këtë vend mund të hidhni mbeturinat inerte etj, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut.