Pochettino trajner i Barcelonës?

Pochettino trajner i Barcelonës?

Mauricio Pochettino ka përfunduar në radarin e klubit të madh katalunas, Barcelona.

Pochettino është pa punë tani pasi u shkarkua nga detyra te Tottenhami gjatë ditës së martë.

Por, ai si duket nuk do të mbetet pa skuadër pasi shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Sipas mediumit britanik The Sun, Barcelona është e gatshme të luftojë me Bayern Munichun për të emëruar Pochettinon si trajnerin e tyre të radhës.

Barcelona është e interesuar ta emërojë 47-vjeçarin si pasuesin e Ernesto Valverdes në qoftë se karrigia e tij lëkundet në vazhdim.

Argjentinasi, megjithatë, më parë ka deklaruar se nuk do të interesohej të punonte në Camp Nou për shkak të afrimitetit të tij me Espanyolin. /Telegrafi