Podujevë: 58-vjeçarja plagoset në shtëpinë e saj

Podujevë: 58-vjeçarja plagoset në shtëpinë e saj

Një 58-vjeçare ka mbetur e plagosur aksidentalisht në shtëpinë e saj mbrëmë rreth orës 23:50 në Podujevë.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tutje tha se e plagosura ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri; Një Revole e tipit GLOCK, Një Revolve e tipit ZASTAVA, si dhe, Trembëdhjetë copë fishek. Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar; N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast”, ka thënë tutje Borovci.

Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve. /Insajderi.com