Podujevë: Gruaja që rrahu burrin ishte nën ndikim të alkoolit

Podujevë: Gruaja që rrahu burrin ishte nën ndikim të alkoolit

Është arrestuar një grua kosovare pasi ka sulmuar burrin e saj në Komunën e Podujevës.

Siç raportohet nga Policia, kjo grua ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë kohës kur përdori dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, njofton Insajderi.

Burri i saj ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com