Një person ka raportuar në polici motrën e tij, për shkak se mbante armë pa leje.
Në raportin e policisë thuhet se e dyshuara femër është parë në oborrin e shtëpisë të vëllait, me një armë në dorë. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Podujevës.
Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta” me katër (4) fishekë kal.7.65 mm.
E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt./Insajderi.com