Podujevë: Zhduket nëna me vajzën e mitur

Podujevë: Zhduket nëna me vajzën e mitur

Një grua bashkë me vajzën e saj të mitur nga Podujeva janë raportuar të zhdukura që nga 14 maji, njofton Insajderi.

Sipas policisë, rastin e ka raportuar bashkëshorti i gruas.

“Podujevë 14.05.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se me datën e cekur ka dalë nga shtëpia bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre të mitur”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com